Ish deputeti, Gani Geci ka vazhduar me akuza të forta ndaj kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Ai në studion e “Politikos” ka akuzuar kryeparlamentarin, Glauk Konjufca që ka qenë në SHIK, derisa ka thënë se babai i tij ka qenë në PDK-në.
“A ka qenë babai i Glauk Konjufcës në PDK, a ka qenë Glauk Konjufca në SHIK, programin e PDK-së po du me jau spjegu të gjithëve e ka bërë Martin Berishaj, ky i fundit ka qenë profesor dhe është antër i Këshillit të përgjthshëm të PDK-së në vitin 99-të që është mbajtur në Prizren, dhe Rexhep Selimi ka qenë një nga anëtarët e këshillit, e plot persona të tjerë që kanë qenë në PDK tani janë në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.