GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Konjufca, Hoxha e Zharku kërkojnë zbardhjen e vrasjes së rreshterit Lika, e cilësojnë si sulm ndaj Kosovës

02/04/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Konjufca, Hoxha e Zharku kërkojnë zbardhjen e vrasjes së rreshterit Lika, e cilësojnë si sulm ndaj Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në varrezat e dëshmorëve i është dhënë lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika, i vrarë nën rrethana ende të paqarta mbrëmë në Kaçanik përcjell Gazeta Papirus.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca vrasjen e policit Muhamed Lika, e ka cilësuar akt kriminal kundër shtetit të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

“Ai u vra pabesisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga një dorë e zezë, nga një dorë e ligë, e cila duke shtënë mbi Muhamedin, e ka drejtuar armën kundër vetë shtetit tonë, kundër Republikës së Kosovës, e cila për t’u bërë është derdhur shumë gjak i dëshmorëve të UÇK-së, janë dhënë gjymtyrë të invalidëve të UÇK-së, është dhënë gjithë ai mund i veteranëve të UÇK-së, njëri ndër të cilët ishte edhe vetë Muhamed Lika”.

“Kur ishte thirrja më e rëndësishme e atdheut tonë për liri, Muhamedi nuk kurseu asgjë, dhe si mijëra-djem e vajza më të mira që kishte kombi ynë iu përgjigjën momentit më të rëndësishëm të atdheut dhe i dolën zot atdheut tonë. 22 vjet Muhamedi ishte në shërbim të Policisë së së Kosovës që është shtylla jonë kurrizore, shtylla kurrizore e sigurisë të qytetarëve, popullit tonë dhe shkoi në amshim duke iu bashkuar edhe 23 kolegëve të tij të rënë deri sot prej çlirimit të Kosovës, kolegëve të tij të rënë në detyrë, të rënë duke i shërbyer popullit tonë”.

“Bëj thirrje që ky rast, ky atentat mbi shtetin e Kosovës të zbardhet sa më shpejt dhe kriminelët duhet të marrin përgjigjen më të ashpër, e merituar, që ata të kapen sa më shpejt, të gjykohen e të marrin dënimin e merituar”, tha Konjufca për Kosovaprees, transmeton Klankosova.tv.

I pranishëm në varrim ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha i cili tha se ky akt kriminal është një sulm ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, derisa ka kërkuar reagim të fortë nga të gjitha institucionet e vendit.

“Në këtë moment të dhimbshëm, ne Policia e Kosovës humbëm një vëlla, koleg dhe mik të besuar. Vdekja e tij e hershme në rrethana tragjike na trishton të gjithëve, por duhet të kujtojmë se Muhamedi do të mbetet një figurë e rëndësishme e historisë së Policisë së Kosovës… Ne së bashku me institucionet tjera të sigurisë do të bëjmë çmos që kryerësit e këtij krimi makabër te kapën sa më shpejt”, tha Hoxha.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës së veteraneve të UÇK-se, Xhabir Zharku ka vlerësuar lart figurën e rreshterit Muhamed Lika.

“Sot jemi trishtuar kur morëm lajmin se është vrarë luftëtari i lirisë. Ai që la rininë, ai i cili gjithçka vuri në shërbim të atdheut. Mbrëmë neve na është vrarë liria, prandaj nuk mund të jemi të qetë, të ndihemi mirë derisa akterët e këtij krimi makabër nuk dalin para drejtësisë…”, tha Zharku.

Rreshteri Muhamed Lika u vra mbrëmë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik rreth orës 23:00.

Tags: kacanikrastivrasjezbardhje
ShareTweetShare
Previous Post

KRU “Gjakova” njofton për reduktime te ujit të pijshëm

Next Post

Këto janë disa nga zonat ku mund të ketë përmbytje në Kosovë

Next Post
Këto janë disa nga zonat ku mund të ketë përmbytje në Kosovë

Këto janë disa nga zonat ku mund të ketë përmbytje në Kosovë

Lajmet e fundit

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.