Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, përcjell Gazeta Papirus.
Konjufca tha se sulmi në fjalë është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.
Ai shtoi se sulmi ndaj gazetarëve është krim dhe duhet të dënohet, sepse e drejta e tyre për të ushtruar profesionin e gazetarisë është e garantar me Kushtetutë.
Tutje, Konjufca ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë
Postimi i plotë i tij:
“Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.
Ata kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm.
Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare.
Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë!
Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.”/Gazeta Papirus/