Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një mbledhjeje të Dhomës së Përfaqësuesve, që zgjati gjithë natën.
Sipas mediave të huaja, të cilat kanë publikuar edhe pamjet, bëhet me dije se kongresmenit iu desh të zgjohej kur politikanët amerikanë diskutuan projektligjin e pajtimit që do të përfshinte uljet e taksave të Trump.
Kur erdhi koha për të votuar për një amendament, anëtarët e Kongresit kuptuan se përfaqësuesi Blake Moore kishte rënë në gjumë në karrigen e tij. Ai u zgjua nga përfaqësuesja Michelle Fischbach, një republikane nga Minesota.
Gjatë mbledhjes, ligjvënësit debatuan dhe votuan për amendamentet specifike që do të përfshihen në projektligj.