GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kongresmeni amerikan: SHBA të marrin rol më të madh në bisedimet Kosovës – Serbi

21/11/2022
në Ballina, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kongresmeni amerikan: SHBA të marrin rol më të madh në bisedimet Kosovës – Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

“Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve sepse mendoj që pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur, kështu që është koha për Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më të madh në këtë proces”, tha ai.

Zoti Torres tha se tensionet që pasuan mospajtimet për çështjen e targave të makinave, janë dëshmi e nevojës për përmbyllje të këtij procesi.

Nuk më takon mua të them se si dhe kur Kosova duhet të zbatojë ligjet e veta sa u përket targave të makinave. Por, tensionet që e kanë përcjellë këtë çështje janë dëshmi e nevojës për të përmbyllur normalizimin e marrëdhënieve, për të përmbyllur procesin e paqes, në mënyrë që të mund ta integrojmë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ai.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të nisur zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, ka ngritur shqetësime në Kosovë për dëmtim të marrëdhënieve me aletatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara.

Por, zoti Torres tha se lidhja ndërmjet dy vendeve është tepër e fortë për t’u dëmtuar nga mospajtimet për një çështje të tillë.

“Ky është udhëtimi im i parë në Kosovë, por padyshim jo i fundit. Jam këtu për të dëshmuar miqësinë e thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, është një nga marrëdhëniet më të veçanta në botë. Është vështirë të gjesh një vend që e do më shumë SHBA-në dhe unë thjeshtë dua të dërgoj një mesazh të fuqishëm se përkushtimi i Amerikës ndaj Kosovës, pavarësisë së saj, sovranitetit dhe tërësisë së saj tokësore është i palëkundur”, tha ai.

Zoti Torres tha se rruga e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është element shumë i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet kurrë dhe që Kosova të jetë e mbrojtur nga agresioni. Nuk ka siguri më të fortë kundër agresionit sesa anëtarësimi në NATO. Është një ombrellë sigurie që vetëm NATO-ja mund ta ofrojë. Kosova ka kohë që e ka merituar këtë”, tha ai.

Zoti Torres një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, në pranverën e këtij viti u shkroi presidentit amerikan Joe Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se pas situatës së krijuar me agresionin rus në Ukrainë, Uashingtoni duhet t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO

Tags: Kosovëserbishba
ShareTweetShare
Previous Post

Bërnabiq: Vuçiqi tregoi “sa i përkushtuar është për paqe”

Next Post

Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani

Next Post

Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.