Të martën rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Veri, Veton Elshani.
Ai ka bërë të ditur se aksioni policor është kryer në rrugën e ‘Qeta e Minatorëve’, ku i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
”Më datën 09.05.2023, rreth orës 11:00, njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbështetur nga njësitë e DRP-Veri pas një pune hetimore – operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.”
”Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9 – 16 copë, Antiminer S9 – 13 copë, Kartela Grafike 4Gb – 32 copë, Kartela Grafike 8 GB 33 copë, Power Suplyer – 10 copë,” ka thënë Elshani