Pas atij 25 maji “magjik” të vitit 2022, ku “verdhekuqtë” e Roma të udhëhequr nga tekniku “luzitan”, Jose Mourinho arritën tirumfin e parë evropian në historinë e tyre, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, ku mundën holandezët e Feyenoord në finalen e Conference League, tashmë “gladiatorë” romakë do të rikthehen sërish në këtë fushë.
Pas aludimeve të shumta, paraditen e kësaj të enjteje, se “demat e kuq” të Partizanit dhe kundërshtarët romakë do të përballen më 12 gusht, tanimë lajmi është konfirmuar vetë nga Kryeministri, Edi Rama, i cili me një postim në profilin e tij zyrtare, në Facebook ka thënë se, “Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë”, teksa ka bashkangjitur dhe një foto ku konfirmohet pikërisht data 12 gusht, si dita e miqësores së “luksit”.