FC Ballkani ka njoftuar për largimin e Ramiz Bytyqit.
Klubi nga Suhareka bëri të ditur se ndarja e rrugëve vije pasi 23-vjeçari ka kërkuar shkëputjen e kontratës.
Ramiz Bytyqi ishte pjesë e Ballkanit për 13 vjet, shkruan Gazeta Express.
FC Ballkani ka falënderuar mbrojtësin për kontributin, teksa në njoftim thuhet se dyert do të jenë gjithmonë të hapura për të.
Njoftimi i plotë nga klubi (pa ndërhyrje):
“Ne e mirëkuptuam vendimin e Bytyqit pas kërkeses për të shkëputur kontratën me klubin tonë.
Ramizit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrier , gjithashtu e falenderojmë përzemërsisht për djersën e dërdhur gjatë këtyre viteve sa ishe pjesë e FC Ballkanit.
????? , dyert e FC Ballkanit do të jen gjithmonë të hapura për ty!!
Të priftë e mbara ???????”. /Gazeta Express/