Edhe tetë raste të reja me variantin Omicron janë konfirmuar sot në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuare se nga 30 mostra, 8 kanë dal pozitive me variantin Omicron të Covid-19.
Në ndërkohë, me Covid-19 sot në Kosovë janë infektuar 42 qytetarë.
” Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529)”, thuhet në njoftimin e MSH-së.