Me 3 qershor do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare, për nder të të shënimit të 20 vjetorit të punës së Frytnimit të Asistuar Mjekësor.
Trajtimi i infertilitetit sot është temë lehtë e diskutueshme, por 20 vite më parë ka qenë tabu e cila me suksesin e treguar nga mjekët tanë është zhdukur terësisht.
Dr. Afrim Muhaxhiri nga spitali “Fati Im” do prezantoj për kolegë të arriturat e fundit në fushën e trajtimit të infertilitetit.
Ky prezantim do të bëhet në konferencën ndërkombëtare për nder të shënimit të 20-vjetorit të ardhjes në jetë të foshnjës së parë me Frytnim të Asistuar Mjekësor të lindur në Kosovë, organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës dhe spitali “Fati Im”.
Në konferencë do të ketë prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë e vendorë nga fusha e trajtimit të infertilitetit.
Konferenca do të mbahet me datë 3 qershor 2023 në Hotel Emerald në Prishtinë.
Ne jemi falenderues ndaj çdo çifti që na ka besuar trajtimin dhe jemi krenarë që kemi arritur për herë të parë në Kosovë të sjellim risi nga shkenca e cila mundësoj arritjen e shtatzënisë për shumë çifte.