Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja, njëherit edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.