Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka pyetur Mimoza kusari-Lilën pse ka folur me kryekriminelin Radojçiq.
Ramadani ka theksuar edhe një herë se kjo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?
Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!
Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur nga drejtësia kosovare!
Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.
Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.