Nga Komuna e Prishtinës sot kanë njoftuar se deri me datën 1 shtator, sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me orar më të zgjatur dhe edhe ditëve të shtuna.
Nga e hëna deri të premten do të punohet me orarin 08:00-17:00.
Ndërkaq të shtunave do të punohet me orarin 09:00-12:00.
Orari do të vlejë për sportelet e Gjendjes Civile që gjenden në objektin e Komunës së Vjetër.
“Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi t’i marrin ato gjatë këtyre orareve” bëhet e ditur në njoftimin e Komunës.
Tutje, nga Kryeqyteti kanë njoftuar se për mërgimtarët po mundohen të ofrojnë shërbime sa më të shpejta dhe efikase.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Kryeqyteti Prishtina njofton qytetarët se sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me këtë orar deri më datë 1 shtator, me mundësi zgjatje:
E hënë- e premte: 08:00 – 17:00
E shtunë: 09:00 – 12:00
Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve.
Gjithashtu, për mërgimtarët, ne po mundohemi të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.