Tani e tutje, orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e hënë, më datë 06 qershor 2022.
“Duke e konsideruar numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e kryeqytetit, Drejtoria e Administratës ka marr këtë vendim, me qëllim të rritjes së kohëzgjatjes për shërbime si dhe mundësinë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët që punojnë e nuk kanë pasur mundësi për paraqitjen e kërkesave të tyre në oraret e deritanishme.
Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit të shërbimeve për qytetarët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.