GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Komuna e Prishtinës subvencionon me nga 500 euro nënat lehona

20/05/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Komuna e Prishtinës do t’i mbështes me 500 euro lehonat me asistencë sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për propozim-vendimin që ka të bëjë me subvencionimin me nga 500 euro për nënat lehona me asistencë sociale.

Nënat lehona me asistencë sociale do të jenë përfituese të skemës sociale, pasi me 47 vota pro është aprovuar një propozim-vendim i tillë më 10 maj.

Lidhur me subvencionimin me nga 500 euro ka folur drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti.

Sahiti ka thënë se kjo ndihmesë do të lehtësojë në masë të madhe fillimin e jetës së foshnjës, por dhe rikuperimin e nënës lehonë.

“Vendimi i fundit nga Kuvendi Komunal në lidhje me subvencionimin e lehonave, përfituese të skemës sociale, vlerësoj se është hap mjaft pozitiv, i cili do të lehtësojë në masë të madhe fillimin e jetës së foshnjës, por dhe rikuperimin e nënës së re, lehonës. Shuma prej 500 eurosh për një përfituese e konsiderojmë se tregon për kujdesin që ka Komuna e Prishtinës në raport me nënat, e rrjedhimisht për familjen kosovare”, ka thënë Sahiti.

Ajo për Demokracia.com ka deklaruar se ka mbetur edhe një javë kohë që ky vendim të marrë dritën e gjelbër e pastaj të aplikojnë të gjitha ato gra që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, nga 1 janari i këtij viti.

“Ka mbetur dhe një javë kohë siç e përcakton ligji që ky vendim të marrë dritën e gjelbër dhe nga institucionet qendrore, pastaj të dal në gazetën zyrtare. Kur të kryhet ky proces mund të aplikojnë të gjitha ato gra që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre nga 1 janari i këtij viti. Normalisht ato gra që janë pjesë e skemës apo asistencës sociale”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse Komuna e Prishtinës ka në plan ta rrisë këtë subvencionim, për shkak se jo të gjitha nënat punojnë dhe jo të gjitha janë raste sociale, drejtoresha Sahiti ka thënë se ky është dhe qëllimi i saj, që të zgjerojë numrin e përfitueseve.

Gjithashtu, drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës ka thënë se si drejtori kanë për detyrë edhe t’u dalin në ndihmë të gjitha grupeve shoqërore, veçanërisht grave që janë viktima të dhunës në familje.

“Ne si Drejtori e Mirëqenies Sociale kemi për detyrë dhe jemi të thirrur t’u dalim në ndihmë të gjitha grupeve shoqërore, e veçanërisht atyre të cenueshme. Pjesë me rëndësi dhe me fokus të shtuar janë dhe gratë, viktima të dhunës në familje. Ne këtyre grave do t’u dalim në ndihmë që t’u sigurojmë fillimisht banimin, duke ua paguar qiranë. Pastaj do të vazhdojmë me ndihmesa e lehtësira të tjera”, ka thënë Sahiti. /Gazeta Papirus/

Tags: Komuna e Prishtinës
ShareTweetShare
Previous Post

Dalin pamjet e vendosjes së tritolit në biznesin dhe makinën e policit në Shkodër

Next Post

Mehaj-rekrutëve: Mund të keni komandantë e eprorë të ndryshëm, por i përjetshëm është vetëm Adem Jashari

Next Post
Mehaj për nënën e Veselit: Do ta kujtojmë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për liri

Mehaj-rekrutëve: Mund të keni komandantë e eprorë të ndryshëm, por i përjetshëm është vetëm Adem Jashari

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.