Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj transporti urban do të jetë pa pagesë.
Përmes një shkrimi në facebook, Komuna e Prishtinës tha se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetet.
“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ ”, thuhet në njoftimin e tyre.