Komuna e Prishtinës ka hapur tender për renovimin e Amfiteatrit në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Sipas njoftimit, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka planifikuar të shpenzoj 80 mijë euro të buxhetit të komunës për të renovuar amfiteatrin.
Tenderi është i hapur deri më 20 qershor 2022 dhe aplikacionet do të pranohet vetëm në mënyrë elektronike.