Me rastin e shënimit të 11 qershorit Ditës së Çlirimit të Prishtinës, kryeqyteti për këtë vit ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të kësaj dite historike.
Komuna e Prishtinës për nder të kësaj dite ka organizuar një mori aktivitetesh duke filluar me homazhe tek varrezat e deri tek ekspozita “Rezistenca 1990” e artistit Hazir Reka.
Po ashtu, do të ketë edhe koncert të madh në sheshin “Skenderbej”