GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Komuna e Gjakovës po injoron tre vendime të OSHP-së, ndërsa Paneli ka bazë ligjore për të ndëshkuar shefin e prokurimit

31/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Komuna e Gjakovës po injoron tre vendime të OSHP-së, ndërsa Paneli ka bazë ligjore për të ndëshkuar shefin e prokurimit
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Prokurimit të Komunës së Gjakovës nuk po respekton rekomandimet e Panelit Shqyrtues të Organit të Prokurimit (OSHP). Mosrespektimi i këtyre vendimeve është një shkelje e rëndë ligjore, shkruan Demokracia.com.

Tenderi për ‘Ndërtimin e Rrugës X’ u hap nga Komuna e Gjakovës më 17 prill 2023, pra para dy vitesh, dhe nuk është realizuar asnjëherë, për shkak të dyshimeve se prokurimi komunal po bën shkelje ligjore, që po dërgohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Pas kësaj, procesi po shtyhet gjatë, pasi është e njohur që ky organ merr vendime shumë të vonuara.

Vlera e parashikuar e këtij projekti është 4,357,000.00 euro.

Tri herë Organi Shqyrtues i Prokurimit  ka gjykuar këtë çështje për shkelje ligjore, duke e urdhëruar që çështjen ta rikthejë për rivlersim. Një herë është konstatuar se është zgjedhur paligjshmërisht një operator, ndërsa në dy rastet tjera është anuluar procesi pa arsyetim ligjorë.

Tani, pritet që Panli OSHP të marrë vendim për herë të katërt, pasi eksperti i OSHP ka konstatuar se vendimet e mëparshme nuk janë respektuar.

“Konstatimi i ekspertit shqyrtues: Pas shqyrtimit të këtij pretendimi dhe analizimit të dokumentacionit të shkruar në platformën e-prokurimit, duke mbështetur ligjin për prokurimin publik (LPP) dhe rregulloret për prokurimin publik (RRPP), eksperti shqyrtues vlerëson se Komuna e Gjakovës nuk ka respektuar vendimet e Panelit Shqyrtues të OSHP-së: 2024/1022, 2024/0534 dhe 2024/0100. Gjithashtu, eksperti shqyrtues konstaton se vendimet e OSHP-së janë përfundimtare dhe detyruese për palët dhe si të tilla i nënshtrohen kontrollit gjyqësor në mënyrë juridike bazuar në nenin 119 të LPP-së. Në këtë kontekst, duke vepruar në përputhje me nenin 16, paragrafi 2 të Rregullores nr. 01/2020 të Organit Shqyrtues të Prokurimit, eksperti shqyrtues njofton Panelin Shqyrtues se palët e përfshira janë të njëjta (AKOE ankues) dhe objekti i këtij pretendimi është njëjtë dhe është shqyrtuar më parë me vendimin nr. 2024/1022. Prandaj, eksperti propozon Panelit Shqyrtues që këtë çështje të trajtohet si çështje e gjykuar ‘res judicata’, sipas vendimit të tij”.

Mosrespektimi i vendimeve të Panelit, sidomos të tre vendimeve në një aktivitet të prokurimit, është shkelje e rëndë ligjore, dhe parasheh tërheqjen e certifikatës profesionale të shefit të prokurimit dhe një gjobë ndaj Autoritetit Kontraktues.

Neni 97 i rregullores, i titulluar “Shkeljet e rënda”, përmban disa pika, ndërsa pika h përcakton se një shkelje e rëndë është “Mosrespektimi i vendimeve të OSHP-së dhe KRPP-së”.

Neni 99 i rregullores trajton “Masat disiplinore për shkeljet e rënda” dhe përcakton sa vijon:

99.1 Për shkelje të rënda të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik dhe legjislacionit dytësor, duke përfshirë edhe ato të specifikuara në paragrafin 97.1 të kësaj rregulloreje, Bordi i KRPP-së, bazuar në propozimin e komisionit, do të vendosë për anulimin e certifikatës profesionale të prokurimit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga data kur komisioni ka dhënë rekomandimin e tij.

99.2 Për shkelje të rënda të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik dhe legjislacionit dytësor, duke përfshirë edhe ato të specifikuara në paragrafin 97.1 të kësaj rregulloreje, Bordi i KRPP-së do të nxjerrë vendim për anulimin e certifikatës së prokurimit dhe do të kërkojë nga autoriteti kontraktues marrjen e masave disiplinore ndaj personit në fjalë, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Paneli i OSHP-së lidhur me këtë rast.

Tags: gjakovaOSHPPanelivendime
ShareTweetShare
Previous Post

A t’i lanë gjynahet agjërimi? Përgjigjet hoxhë Fadil Musliu

Next Post

“Siguria nuk ka çmim”, Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje

Next Post
“Siguria nuk ka çmim”, Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje

“Siguria nuk ka çmim”, Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje

Lajmet e fundit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

19/05/2025
Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

19/05/2025
Çitaku për bisedën e Kurtit: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

Daut Hardinaj: Kurti sot të reflektoj, jemi të gatshëm me votu për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.