Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi.
Berisha i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe se u është përherë mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses me misionin fisnik në shpëtimin e jetëve nga tragjedia në Turqi.
Pjesëtarët e FSK-së nga kjo komunë ishin: Adonis Krasniqi, Arlind Mjeku, Berat Xhigoli, Ekrem Tërnava, Faton Krasniqi, Qendrim Berisha dhe Valdrin Kelmendi.