Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me Kuvendin Komunal, ka miratuar vendimin për dhurimin në shfrytëzim i një parcele prej 78 ari për Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan.
Kjo parcelë do të shërbejë për ndërtimin e selisë së KBI-së, si dhe për përmbushjen e nevojave institucionale dhe fetare të saj, duke forcuar më tej rolin e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të komunës.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, z. Naser Tolaj, ka shprehur falënderime të përzemërta për përkrahjen dhe gatishmërinë e treguar nga udhëheqësit komunalë.
”Ai që nuk ka falënderuar njerëzit, nuk ka falënderuar as Zotin”, theksoi Tolaj.
Reagimi i plotë:
𝐅𝐀𝐋𝐄̈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐌
“𝐀𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭, 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐬 𝐙𝐨𝐭𝐢𝐧“
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, i shprehim falënderimet më të sinqerta Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦 𝐑𝐚𝐦𝐨𝐬𝐚𝐣, për përkrahjen dhe gatishmërinë e treguar në realizimin e një vendimi me rëndësi të veçantë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan.
Gjithashtu, falënderojmë Kuvendin Komunal të Deçanit, Kryesuesin e Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, Drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, si dhe të gjithë asamblistët e Komunës, të cilët me vullnet dhe mirëkuptim të plotë e votuan dhe mbështetën vendimin që Këshillit të Bashkësisë Islame t’i dhurohet në shfrytëzim një parcelë toke prej 78 ari, për ndërtimin e selisë dhe përmbushjen e nevojave të saj institucionale e fetare.
Ky gjest është një dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet institucioneve komunale dhe komunitetit fetar, si dhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit të Bashkësisë Islame në shërbim të qytetarëve të Komunës së Deçanit.
Me respekt dhe lutje që Zoti t’i shpërblejë të gjithë për kontributin e dhënë!
Me respekt,
Naser Tolaj
Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame – Deçan