Komuna e Aerodromit ka reaguar në lidhje me akuzat e LSDM-së për rastin “Parcelat në Lisiçe”.
Nga atje thuhet se me ne kumtesë e LSDM-së, kjo parti mendon se të gjithë veprojnë sikur ata.
“Njerëzit që kanë vetëm projekte korruptive në biografinë e tyre mendojnë se të gjithë politikanët janë sikur ata. Por realiteti është ndryshe. Komuna e Aerodromit udhëhiqet nga ekipi që punon në përputhje me ligjet dhe realizon projekte. Nëse ne ishim si Kovaçevski dhe Bogoev, sot nuk do të kishte asnjë projekt real dhe investim në Aerodrom”, thuhet në reagimin e Komunës së Aerodromit.
Po ashtu thonë se nuk janë marrë vendim që ka për qëllim pasurimin personal dhe se ata janë shembulli i shkëlqyer i politikanëve që kritikojnë dhe asgjë nuk punojnë