Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka reaguar ndaj pretendimeve të Drejtorit për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci, i cili ka akuzuar kompaninë për dëmtimin e kontenjerëve që janë asete të komunës.
Ai akuzoi Brestovcin për propagandë të vazhdueshme kundër kompanisë, duke përdorur pamje të vjetra për të krijuar një perceptim negativ mbi shërbimet e “Pastrimi”.
“Nga ana jonë, cilësia e shërbimit është përmirësuar ndjeshëm, gjë që duket se po e shqetëson Brestovcin. Shtrohet pyetja, pse?” – deklaroi ai.
Tutje theksoi se kompania po forcon kontrollet dhe po trajnon stafin për të siguruar një shërbim sa më efikas.
“Drejtori Brestovci ka reaguar për këtë rast të vetëm, por ka qëndruar i heshtur kur ka pasur incidente shumë më serioze në qytet” – tha Reçica.