GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit: Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës

03/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit: Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur ka reaguar pas dakordimit për Deklaratën e të Zhdukurve, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, në Bruksel.

Sipas tyre, koncepti i zhdukjeve me forcë gjatë luftës shprehet në mënyrë eksplicite në këtë deklaratë.

“Me nënshkrimin e deklaratës pёr personat e zhdukur, pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovё. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se shkon përtej konceptit të personave të zhdukur, dhe në mënyrë eksplicite i referohet konceptit të zhdukjeve me forcë”, bën të ditur komunikata.

“Veçojmë rëndësinë e dakordimit për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’”.

Kjo deklaratë, sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe trysni nga faktorët ndërkombëtarë mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të mbi 1,600 personave të zhdukur në Kosovë.

Komunikata e plotë:

Me nënshkrimin e deklaratës pёr personat e zhdukur, pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovё. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se shkon përtej konceptit të personave të zhdukur, dhe në mënyrë eksplicite i referohet konceptit të zhdukjeve me forcë.

Veçojmë rëndësinë e dakordimit për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”.

Pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, periudhës kohore në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2011.

Nga varrezat masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos, Peruçacit, në Serbi janë zhvarrosur mbi 950 shqiptarë. Megjithatë në këto varreza masive të zbuluara nuk ka të vendosur asnjë pllakë përkujtimore. Andaj me këtë deklaratë Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës.

Deklarata thekson nevojën urgjente për përpjekje shtesë, për bashkëpunim dhe mosbllokim, për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve, të kësaj plage të hapur dhe ende të pashëruar për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.

Po ashtu, dakordimi për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive është me shumë rëndësi.

Kjo deklaratë po ashtu thekson inkurajimin për angazhimin aktiv të familjeve të personave të zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre. Ne mbesim të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Deklarata e miratuar është hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe trysni nga faktorët ndërkombëtarë mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur në Kosovë.

Mirëpresim dakordimin për detajet operacionale në takimin e radhës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Vlerë​sojmë zotimin për mbështetje dhe bashkëpunim nëpërmjet Komisionit të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Po ashtu, inkurajimin e bashkëpunimit me akterë tjerë relevantë, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Paraprakisht Qeveria ka inicuar aderimin e Republikës së Kosovës në këtë Komision (ICMP).
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe për ndriçimin e së vërtetës.

Tags: Komisioni QeveritarMiratimi i Deklaratës për të ZhdukuritQEVERIA E KOSOVES
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj: Kam respekt për Elez Blakajn, i bëjë thirrje nëse ka vullnet të kthehet

Next Post

Sekretari i MSh-së vihet në krye të Bordit të ShSKUK-së

Next Post
Sekretari i MSh-së vihet në krye të Bordit të ShSKUK-së

Sekretari i MSh-së vihet në krye të Bordit të ShSKUK-së

Lajmet e fundit

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.