Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për planin e veprimit, si dhe emrat të ekspertëve.
Artan Abrashi nga VV-ja ka thënë se në kuadër të personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike.
“Propozojë qe ta mbajmë një mbledhje punuese, të japim plane tona pastaj t’i vazhdojmë me miratim. Ta bëjmë një dokument qe mos të kemi dilema gjatë rrugëtimit ton. Konsideroj që në kudër të listës së personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike. Këtë çështje duhet ta diskutojmë pasi t’i shohim pretendimet e tyre. Në rast se konstatojmë për t’i zbardh ato pretendime apo jo do të vërehet gjatë komisionit”, tha ai.
Kurse, Driton Selmanaj nga LDK-ja, ka propozuar listën personave që duhet të intervistohen.
“Kisha një propozim qysh atë ditë qe të na sjellin dokumentin e tyre. Je i lirë të propozosh çfarëdo. Mund të ndryshojë çfarëdo ë në fund me sjell të vërtetën. Po dyshoj që kemi nevojë për një punëtori. Po e lëmë një afat deri të hënën, kushdo që ka komente të dërgojë me shkrim në mënyrë që mos të prolongohemi. Kam bërë edhe listën e institucioneve që s’i t’i intervistojmë.
“Nga Qeveria, Zyra e Rregullatorit, Ambasadori Martin Berishaj, avokati Naim Qelaj, KEK-u, KEDS-i, KESCO, KOSTT, ZRrE, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Kosova Thëngjilli, Agjencia Anti Korrupsion”.
“Është e vërtetë që vetë Mimoza Kusari ka këshilluar që të kemi një planë veprimi sa më parë dhe një pikënisje ku të fillojmë. Pajtoj që edhe kemi një punëtori që të nxjerrim një dokument sa më efektiv”, tha Lekaj.
Kurse, Jeta Statovci nga Lista Guxo, po ashtu ka kërkuar edhe një takim tjetër në mënyrë që të kenë sugjerime sa më konrete.
“Dilema ekzisto se materiali nuk vjen. Është e rëndësishme që të jetë komisioni sa më gjithëpërfshirës. Mendoj që është një hap i mirë që secili ta jap kontributin. Në draftin e punës mund të kemi vërejtje në raport me afatin kohorë. E rrugës është të caktohet edhe një kohë për sugjerimet dhe komentet” tha ajo.
Ferat Shala nga PDK-ja ka propozuar që të këtë dinamikë më aktive të punës së këtij komisioni. Ai tha se në saje të pushimeve verore ka frikë se do të mungojnë pastaj akterët kryesor të këtij procesi.
“Nëse e bllokojmë rendin e ditës, konsideroj që po vonohemi shumë. Nuk na pengo shumë nëse ne në parim si draft e punojmë. Do të ishte mirë ta hapim mundësinë e diskutimit. Metodologji është e njohur, sepse nuk është hera e parë që ne po e bëjmë këtë punë. Ne po hyn në një pjesë të pushimeve verore dhe do kemi probleme nëse e zvarritim. Duhet të përgatitemi për një dinamikë më aktive:.“Friken e kam të çështja e sezonit veror pasi kanë me na munguar akter të cilët janë jashtë vendit dhe në pushime”, tha Shala.