U raportua se u komisionerja në Qendrën Komunal të Numërimit në Ferizaj, u përjashtua nga numërimi.
Bëhet fjalë për Egzona Hyseni, e cila del të jetë vajza e kandidates me numër 99 për deputete, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bahrije Hyseni.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me komisionerën Egzona Hyseni, dhe e njëjta ka mohuar akuzat për ndërhyrje në rezultatet e votave.
Ajo tutje ka shtuar se këto pretendime janë të pabazuara dhe sipas saj përbëjnë një propagandë që e shqetësojnë thellësisht.
“Po ju drejtohem për të sqaruar informacionet e pavërteta që mund t’ju kenë ardhur në lidhje me mua. Dua të theksoj se nuk jam e arrestuar dhe nuk kam asnjë lidhje me akuzat për ndërhyrje në rezultatet e votave. Këto pretendime janë të pabazuara dhe përbëjnë një propagandë që më shqetëson thellësisht.” – ka thënë Hyseni për gazetën.
Nacionale ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për këtë çështje, mirëpo nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mohuan të kenë pas raportim të tillë.