Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për t’u mbledhur në kuadër të ndeshjes miqësore që do të zhvillohet më datën 26 tetor, kundër Arabisë Saudite në Abu Dabi.
I pazakontë është fakti që kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe mediave. Kështu që takimi i së mërkurës së ardhshme nuk do të transmetohet në asnjë kanal.
Këto kanë qenë dy kriteret e Federatës së Arabisë Saudite: stadiumi bosh dhe asnjë transmetim, kjo për arsye sepse arabët do të luajnë ndaj Shqipërisë me ekipin e parë që do të jetë edhe në Botëror dhe si kusht kanë pasur që të mos zbulohen nga kundërshtarët që kanë në grup.
Por nga ana tjetër, miqësore të tilla, që nuk transmetohen, janë disi me “spec” dhe FSHF-ja është detyruar që të marrë leje në UEFA dhe kanë marrë OK-in për ta luajtur.