Kristjan Asllani, mesfushori që po luan me Empolin si titullar, nuk e ka fshehur lumturinë për grumbullimin për herë të parë me kombëtaren kuqezi. “Jam shumë i lumtur, unë ekipin kombëtar e shikoja vetëm në televizor. Të jem këtu është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë. Shpresoj të bëj mirë, dua që të ndihmoj ekipin”.
“Nuk i kam shumë qejf këto zërat e merkatos. Mendoj për Empolin, pasi kam 13 vite që luaj me këtë skuadër. Shpresoj të rrimë në kategori, do bëj gjithçka të ndihmoj skuadrën. Është kënaqësi për mua të luaj me Empolin”, u përgjigj Asllani.