GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Komandant Malisheva: Kam qenë në SHIK dhe i kam raportuar Kadri Veselit, kemi bërë punë të mira

09/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Komandant Malisheva: Kam qenë në SHIK dhe i kam raportuar Kadri Veselit, kemi bërë punë të mira
Share on FacebookShare on Twitter

I dënuari në rastin e Kumanovës, Muhamet (Andi) Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”, ka njoftuar se do ta publikojë një libër, që mund të shpërndahet për publikun nga e hëna e ardhshme.

Në këtë autobiografi, ai në një prononcim për RTV Dukagjini, tha se do të shkruhet rrugëtimi i tij drejt lirisë së Kosovës.

Megjithatë, Krasniqi i cili është po ashtu edhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se në këtë libër, do të përfshihen edhe momentet kur ka qenë gjatë luftës si dhe puna e tij prej vitit 2001-2008 në Shërbimin Informativ të Kosovës, i njohur si SHIK.

Ai tregoi se eprori i tij ka qenë Kadri Veseli, duke shtuar se SHIK-u ka bërë punë të mira për Kosovën.

“Arsyeja është pasi jemi në katër mure, e kam shkruar këtë autobiografi, disa përjetime të kaluarën. Ky është vëllimi i parë, që përfshihen disa ngjarje interesante, sidomos nga koha e luftës. Arsyeja që kam hulumtu është se e kam parë që ia ka vlejtur për të bërë luftë për liri, që sot e gëzojmë”.

“Përfshirja në këtë libër janë disa momente që kanë të bëjnë me kohën ose pas luftës në kohën kur isha që punojsha për SHIK-un. Disa ngjarje, edhe po ashtu bëhet fjalë për pas 2008 dhe shpërbërjen e SHIK-ut, kur jam kyçur në botën e biznesit”, deklaroi ai.

Krasniqi theksoi se në SHIK ka punuar prej vitit 2001, pas luftës në Maqedoni, deri në vitin 2008, kur edhe është shpërbërë ky shërbim informativ.

“Kam punuar nga 2001, pas përfundimit të luftës në Maqedoni deri në 2008, kur është shpërbërë. Unë jam ndjerë mirë, kur kam mundur me i shërby vendit, për mirë kuptohet. Edhe në takimin e parë kur jam takuar me Kadri Veselin, kur më ka pyetur se a je i gatshëm për këtë detyrë, unë i kam thënë se kur është në pyetje atdheu dhe çështja kombëtare, unë gjithmonë jam aty, i gatshëm”.

“Po ka bërë punë të mira (SHK). S’kam mundur të gjej ndonjë të metë. Megjithëse, sadopak e dinë njerëzit se si funksionon shërbimi inteligjent. Njëri për tjetrin nuk e dinë kurrgjë, mundet edhe dikush i afërt me qenë pjesë e asaj strukture po unë nuk e kam ditur. Jam krenar për atë çfarë kam bërë”.

“Gjithçka është e shkruar në libër. Janë disa gjëra që mbeten tepër sekrete por që s’janë të shkruar në libër. Unë kam bashkëpunuar me Fadil Demakun. Eprori im i drejtpërdrejtë ka qenë Kadri Veseli, eprorë tjetër s’kam pasur”, shtoi ai.

Sa i përket punës së Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, Krasniqi, deklaroi se ky dikaster bashkë me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur një marrëveshje që individët që gjenden në burg për Rastin Kumanove, mund të ritatdhesohen në Kosovë.

“Kërkesa kemi bërë. Avokatët janë konsultuar me MD atje. Një marrëveshje mes dy ministrave të drejtësisë e kanë arritur një marrëveshje që kemi të drejtë individuale për mu riatdhesu atje dhe për me vuajt dënimin. Janë bërë 3 muaj që i kemi nënshkruar kërkesat për riatdhesim. Po presim kur do të ndodhë kjo. Për mua personalisht, përderisa nuk na kthejnë në Kosovë, nuk kam fjalë. Kur të na kthejnë, them se me të vërtetë se kanë punu”, përfundoi ai.

Krasniqi që njihet ndryshe me emrin “Komandant Malisheva” është një nga të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Tags: Komandant MalishevaMuhamet Krasniqi
ShareTweetShare
Previous Post

Zhduket një pajisje mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Next Post

Presidentja : Kemi shtetin se kishim heronjtë, Kosharja ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Next Post
Presidentja : Kemi shtetin se kishim heronjtë, Kosharja ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Presidentja : Kemi shtetin se kishim heronjtë, Kosharja ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Lajmet e fundit

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

23/05/2025
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

23/05/2025
Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës

23/05/2025

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

23/05/2025
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup

Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

23/05/2025
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.