Ka tash e sa kohë që fushata e grupit “Besa-Besë” me sloganin “Mos bli prodhime serbe”, ka mobilizuar qytetarët e Kosovës.
Kjo iniciativë ka gjetur përkrahjen edhe të shumë figurave publike, të cilët nuk po hezitojnë që përmes ndikimit të tyre, ta shtrijnë këtë thirrje edhe te ata që i ndjekin.
Ish-Mis Kosova, Diellza Kolgeci, është një prej personazheve të njohur që së fundmi i është bashkuar kësaj thirrje.
Ajo në seksionin e komenteve të grupit “Besa-Besë” ka theksuar se nuk blen asnjëherë prodhime serbe, pasi i cilëson si të dëmshme si për nga kualiteti ashtu edhe përmbajtja.
“Ka vite e vite që nuk blej prodhime serbe sepse thellësisht besoj që produktet ushqimore që sjellën në Kosovë nga Serbia janë të dëmshme për shëndetin, mos të them edhe kancerogjene (këtë e kam cek edhe publikisht vite më parë)”, ka shkruar Kolgeci në komentin e saj.
Përndryshe, fushata “Mos bli prodhime serbe” ka gjetur mbështetjen edhe të figurave tjera publike si aktorja Adriana Matoshi, apo reperi i njohur i skenës, Gramos Aliu – Mozzik.