Ish-boksieri i njohur nga Kosova, Xhevdet Peci, ka vdekur këtë të hënë.
Peci ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës.
Xhevdet Peci u lind më 1955 në Mitrovicë. Ai ishte disa herë kampion në ish-Jugosllavi.
Pecit në vitin 1986 i ishte ndaluar përjetësisht boksi, pasi ai kishte rrahur një gjyqtar serb të boksit. Në atë kohë ai ishte pjesë e klubit të Prishtinës.
Xhevdet Peci këtë sulm ndaj gjyqtarit e kishte bërë pasi sipas tij, gjyqtari serb ishte i një anshëm në atë meç.
Këtë ngjarje mund ta shikoni nga minuta e 2:22 në video e mëposhtme. /Gazeta Express/