Analisti Rron Gjinovci e ka komentuar faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera me faktin që dje nuk kishte përparim në dialogun ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ai pyeti nëse SHBA është e zhgënjyer që Serbia nuk i ka vendosur sanksione Serbisë.
Gjinovci përmendi ish liderët që sipas tij, janë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje skandaloze.
Postimi i plotë:
ShBA-ja e zhgënjyer që s’ka pasur arritje në dialog dje.
A është e zhgënjyer që Serbia hala s’i ka vnu sanksione Rusisë? Ka qenë kërkesë eksplicite e ShBA-së për Serbinë para do muajve.
A është e zhgënjyme me Serbinë për nxitjen e serbëve me dalë nga institucione, me dhanë dorëheqje e si rrjedhojë me shkelë marrëveshjen e 2013-ës ku gjysa e saj është për intergrimin e serbëve në institucione?
A është e zhgënjyme me Serbinë për dërgimin e policëve të vet në veri me qëllim rrehjen e KFOR-it me ç’rast janë gjymtu shumë ushtarë të tij?
Koha kur e keni pasë Hashimin, Ramushin, Isën, Avdullahun me i ngreh për veshi e me na shti në telashet që na keni shti me këto marrëveshje skandaloze të deritashme ka kalu, tash përballuni me realitetin e demokracisë. Vet e keni pru te 50.2% nga 25% sa ka qenë, e nëse vazhdoni kështu keni me çu te 70%.