Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka qëndruar në Ankara ku është takuar me kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu. Siç shkruan televizioni publik serb, Daçiq ka thënë se Serbia do të dëshironte ta shihte Turqinë si një faktor të rëndësishëm në rajon.
Kur e ka thënë këtë, Daçiq ka kërkuar nga Ankaraja zyrtare që të përdorë ndikimin e saj dhe t’i kërkojë Republikës së Kosovës zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
“Ne do të dëshironim që Turqia të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal në rajonin tonë dhe kjo do të thotë se kërkesa jonë është që Turqia të përdorë ndikimin e saj kur bëhet fjalë për Prishtinën për të pasur një marrëdhënie konstruktive me Prishtinën, kur është fjala për zbatim të Marrëveshjes së Brukselit dhe të tjera para marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë Daçiq.
Ndërkohë Cavusloglu teksa ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve ka thënë se “kjo është epoka e artë e bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe Turqisë”