GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KMShK thirrje mediave për kujdes gjatë raportimit të vetëvrasjeve: Të shmangen titujt, gjuha e imazhet senzacionale

09/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
KMShK thirrje mediave për kujdes gjatë raportimit të vetëvrasjeve: Të shmangen titujt, gjuha e imazhet senzacionale
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka dalë me një qëndrim, lidhur me raportimin në media të rasteve të vetëvrasjeve, ku bën thirrje që të shmangen titujt, gjuha dhe imazhet senzacionale si dhe publikimi i detajeve të aktit të vetëvrasjes.

“Duhet të shmangen titujt, gjuha dhe imazhet sensacionale, ashtu si dhe publikimi i detajeve të aktit të vetëvrasjes. Njëkohësisht duhet shmangur spekulimet, veçanërisht nëse rasti ka të bëjë me një person të njohur. Edhe figurat publike kanë të drejtë në privatësi. Mungesa e profesionalizmit, mungesa e sensibilitetit dhe konkurrenca në tregun e mediave janë faktorë që ndikojnë në raportime problematike të rasteve të vetëvrasjeve. Andaj, gazetarët dhe mediat duhet të kenë kujdes që: të shmnagin raportimin sensacional, të kenë kujdes në përdorimin e imazheve dhe videove, t’i shmangin detajet e panevojshme gjatë raportimit, ashtu si dhe citimet ose letrat e lamtumirës të viktimave. Mediat të mos publikojnë fotografitë e viktimave”, thuhet në qëndrim.

KMShK thekson se raportimi i rasteve të vetëvrasjes është i shpeshtë në mediat kosovare, veçanërisht në ato online, por që debati qëndron në atë nëse duhen raportuar këto raste apo jo, e nëse po, atëherë si duhet raportuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas KMShK-së, disa studime kanë treguar se shkrimet dhe kronikat televizive rreth vetëvrasjeve mund të jenë të lidhura me rritjen e tentativave për akte të tilla.

“Por, debati që vazhdon gjithandej edhe në shoqëri të tjera është nëse duhet raportuar ose jo për rastet e tilla dhe, nëse po, atëherë si duhet raportuar dhe çfarë duhet pasur kujdes. Disa studime kanë treguar se shkrimet dhe kronikat televizive rreth vetëvrasjeve mund të jenë të lidhura me rritjen e tentativave për akte të tilla. Gazetarët dhe redaksitë e mediave nuk janë të informuar sa duhet se si duhet raportuar për këto raste, pavarësisht kodeve ekzistuese të etikës”, thuhet në qëndrimin e KMSHK-së.

Andaj, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e raportimit në të tilla raste dhe nevojën që gazetarët dhe mediat të jenë më të kujdesshëm, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) del me qëndrim, ku ndër të tjera thuhet se trajtimi i rrëfimeve te tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë mbi çështjen.

Tutje thuhet se gazetarët duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre dhe të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit.

Meqenëse vetëvrasja nuk është asjëherë rezultat i një faktori apo ngjarjeje, por i shumë faktorëve me bazë problemet psikologjike, KMShK thekson se mediat duhet të jenë të vëmendshme për të shpjeguar këto situata.

Më tej, thuhet se përsëritja dhe mbulimi i vazhdueshëm i ngjarjeve të tilla mund të shërbejë si nxitës për raste të tjera. Po ashtu, KMShK thotë se mediat duhet të kenë parasysh që tragjeditë e tilla të mos mbulohen në mënyrë senzacionale.

Në qëndrimin e KMShK-së thuhet se duhet shmangur dramatizimi dhe glorifikimi i personve që kryejnë vetëvrasje dhe se mediat duhet ta kenë parasysh që vetëvrasja nuk është një akt racional, por një akt dëshpërimi.

Po ashtu, përmendet fakti se raportimet për rastet e vetëvrasjes duhet shfrytëzuar për vetëdijesimin se si të shpëtohen jetët, një mënyrë përmendet edhe dhënia e informacioneve se ku mund të kërkohet ndihmë dhe këshilla nga personat që mund të kenë probleme dhe si rezultat, mund të ndërmarrin aktin e vetëvrasjes.

Sipas KMShK-së, në raste të caktuara gazetarët dhe mediat mund të zgjedhin mosraportimin e vetëvrasjes, si zgjidhje e kuptueshme. Ata, po ashtu, duhet të kenë parasysh që të mos heroizojnë ose romantizojnë rastet e tilla.

“Përtej raportimit për aktin, gazetarët dhe mediat duhet të ruajnë privatësinë e të afërmve të viktimave, ndërkaq duhet të ofrojnë informacione për organizatat që ofrojnë ndihmë, linjat e ndryshme të ndihmës dhe të ngjashme”, thuhet në fund të qëndrimit të Këshillit.

Qëndrimi i plotë i KMSHK-së:

“QËNDRIM

Për raportimin në media të rasteve të vetëvrasjes

Në kodin e etikës të KMShK-së thuhet se trajtimi i rrëfimeve te tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Gazetarët duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, gazetarët dhe mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit.

Vetëvrasja nuk është asjëherë rezultat i një faktori apo ngjarjeje, por i shumë faktorëve me bazë problemet psikologjike. Mediat duhet të jenë të vëmendshme për të shpjeguar këto situata.

Përsëritja dhe mbulimi i vazhdueshëm i ngjarjeve të tilla mund të shërbejë si nxitës për raste të tjera. Mediat duhet të kenë parasysh që tragjeditë e tilla të mos mbulohen në mënyrë sensacionale.

Duhet shmangur dramatizimi dhe glorifikimi i personve që kryejnë vetëvrasje. Mediat duhet ta kenë parasysh që vetëvrasja nuk është një akt racional, por një akt dëshpërimi.

Raportimet për rastet e vetëvrasjes duhet shfrytëzuar për vetëdijesimin se si të shpëtohen jetët.

Përveç trajtimit me ndjeshmëri të rasteve, është mirë të jepen edhe informacione se ku mund të kërkohet ndihmë dhe këshilla nga personat që mund të kenë probleme dhe, si rezultat, mund të ndërmarrin aktin e vetëvrasjes.

Duhet të shmangen titujt, gjuha dhe imazhet sensacionale, ashtu si dhe publikimi i detajeve të aktit të vetëvrasjes. Njëkohësisht duhet shmangur spekulimet, veçanërisht nëse rasti ka të bëjë me një person të njohur. Edhe figurat publike kanë të drejtë në privatësi.

Mungesa e profesionalizmit, mungesa e sensibilitetit dhe konkurrenca në tregun e mediave janë faktorë që ndikojnë në raportime problematike të rasteve të vetëvrasjeve. Andaj, gazetarët dhe mediat duhet të kenë kujdes që: të shmnagin raportimin sensacional, të kenë kujdes në përdorimin e imazheve dhe videove, t’i shmangin detajet e panevojshme gjatë raportimit, ashtu si dhe citimet ose letrat e lamtumirës të viktimave. Mediat të mos publikojnë fotografitë e viktimave.

Në raste të caktuara gazetarët dhe mediat mund të zgjedhin mosraportimin e vetëvrasjes, si zgjidhje e kuptueshme. Ata, po ashtu, duhet të kenë parasysh që të mos heroizojnë ose romantizojnë rastet e tilla.

Përtej raportimit për aktin, gazetarët dhe mediat duhet të ruajnë privatësinë e të afërmve të viktimave, ndërkaq duhet të ofrojnë informacione për organizatat që ofrojnë ndihmë, linjat e ndryshme të ndihmës dhe të ngjashme”.

Tags: Gazetarkmshkmedia
ShareTweetShare
Previous Post

Deputeti i LVV-së del kundër projektligjit të propozuar nga ministri Vitia

Next Post

Ambasadori francez thotë se janë dy data të mundshme për liberalizim të vizave

Next Post
Ambasadori francez thotë se janë dy data të mundshme për liberalizim të vizave

Ambasadori francez thotë se janë dy data të mundshme për liberalizim të vizave

Lajmet e fundit

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.