GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KMDLNj-ja mbështet marshin “Liria ka emër”: Marshimi për drejtësi, i domosdoshëm

21/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
KMDLNj-ja mbështet marshin “Liria ka emër”: Marshimi për drejtësi, i domosdoshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka njoftuar se mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, që do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti.

“KMDLNj shumë herë ka reaguar kundër shkeljeve të shumta që iu janë bërë dhe po iu bëhen udhëheqësve ushtarakë dhe institucionalë gjykimi i të cilëve është paraparë të nisë më 3 prill 2023 dhe i konsideron të pafajshëm duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë i cili në mënyrë brutale është shkelur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara në shumë raste. Në këtë kontekst KMDLNj ka përkrahur dhe do ta përkrahë çdo protestë, demonstratë apo manifestim që respektojnë rregullat demokratike në mbrojtje të të drejtave dhe drejtësisë të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, si në diasporë ashtu edhe brenda vendit”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

Sipas këtij institucioni, në mungesë të përkrahjes institucionale në Kosovë, jo për të ndërhyrë në drejtësi por për të siguruar një gjykim të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht dhe grupet e interesit e që i obligojnë dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e personave të privuar nga liria dhe Kushtetuta e Kosovës, organizimi i marshimit për drejtësi nga platforma “Liria ka Emër” mbetet reagim i qëlluar dhe i domosdoshëm qytetar në mbrojtje të të drejtave të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe, si i tillë do të përkrahet nga KMDLNj nga aspekti i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Drejtësia e paragjykuar nuk është drejtësi, është dhunim i të drejtave të njeriut dhe i standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar dhe, në këtë kontekst marshimi për drejtësi duhet t’i mbrojë këto vlera dhe këto standarde, prandaj është i domosdoshëm si ditën kur do të organizohet marshimi për drejtësi, deri në kohën kur do të realizohet drejtësia për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin përmes një gjykimi të drejtë, fer dhe të paanshëm, si vlera universale të të drejtave të njeriut që garantohen nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut si dhe nga Kushtetuta e Kosovës!”, është theksuar në njoftimin për media, përcjell Gazeta Papirus.

Tags: KMDLNJProtestUCK
ShareTweetShare
Previous Post

Dënohet me 9 vjet burg Jetmir Kastrati, pasi trafikoi sasi të mëdha kokaine drejt vendeve nordike

Next Post

6 mijë e 350 euro cmimi për të shkuar në Haxh këtë vit

Next Post
6 mijë e 350 euro cmimi për të shkuar në Haxh këtë vit

6 mijë e 350 euro cmimi për të shkuar në Haxh këtë vit

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.