GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KMDLNJ: E papërgjegjshme dhe e dënueshme ndërprerja e ngrohjes nga “Termokos”

15/12/2021
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
KMDLNJ: E papërgjegjshme dhe e dënueshme ndërprerja e ngrohjes nga “Termokos”
Share on FacebookShare on Twitter

“KMDLNJ-ja fton Qeverinë e Kosovës të marrë masa të menjëhershme për stabilizim të furnizimit me ngrohje dhe rrymë, në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes së pakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa ua kompensuar dëmet që u shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare, si dhe formave të tjera të kundërshtimit”, 

Njoftimi i plotë:

Përjashtuar QKUK-në , i tërë qyteti i Prishtinës ka mbetur pa furnizim me ngrohje nga “TERMOKOS” me arsyetim se Ngrohëtorja e Qytetit nuk po ka mundësi të furnizohet me avull nga KEK-u në kohën kur temperaturat janë shumë të ulëta, kur ka reduktime të mëdha të energjisë elektrike (deri në 13 orë brenda 24 orëve), kur drutë janë shtrenjëtuar shumë kurse thëngjilli nuk rekomandohet shkaku se e ndotë shumë ajrin. T’i lëshë qytetarët pa furnizim me ngrohje edhe në kohën kur ngrohja e shpenzuar faturohet thuaja 100% përveç qëështë papërgjegjësi e pafalshme, rrrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve , si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, pamundëson kryerjen e punëe efektive për të punësuarit dhe vë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve arsimore , që nga ai parashkollor e deri te ai universitar. Ndërprerja e furnizimit me ngrohje e rritë në mënyrë drastike shpenzimin e rrymës në kohën kur Kosova në përgjithësi , e Prishtina në veçanti , po përballen me mungesë të madhe të rrymës duke e vështirësuar gjendjen edhe më shumë.

Thirrja publike e Qeverisë së Kosovës të kursehet rryma e humb kuptimin për shkak të mosfurnizimit me ngrohje e që e bënë të domosdoshëm përdorimin e rrymës për të siguruar ngrohje. KEDS-i për çdo ditë paralajmëron se cilat lokacione do të çkyqen nga rrjeti i furnizimit me rrymë me arsyetim se po punohet në rrjet apo në trafo. Çuditërisht , të gjitha këto çkyqje zgjasin 13 orë e që lë për të dyshuar se çkyqjet janë të qëllimta (për të kursyer rrymë dhe për të mos blerë me çmime të kripura që janë sot në tragun botëror), duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Çkyqja nga furnizimi me ngrohje e sidomos me rrymë prodhon efekt zingjirore, duke e rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve publike dhe private, ekonomisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë.

KMDLNJ-ja fton Qeverinë e Kosovës të merr masa të menjëhershme për stafbilizim të furnizmit me ngrohje dhe rrymë në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes sëpakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa iu komopenzuar dëmet që iu shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera të kundërshtimit.

Paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7% KMDLNj e kundërshton duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar dhe të cilët edhe deri më tani , me vështirësi dhe sakrifica i kanë paguar faturat e rrymës. KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të vendosë sistemin e faturimit për rrymën e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës duke e ndërprerë diskriminimin në baza etnike të konsumatorëve; serbët qe 22 vite nuk paguajnë rrymë dhe shërbime tjera, ndërkaq shqiptarët dhe qytetarët e komuniteteve joserbe, pavarësisht gjendjes ekonomike që e kanë edhe me përmbarues detyrohen t’i paguajnë faturat.

KMDLNJ-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë lineare të subvencionojë shpenzimet e faturave të rrymës dhe shërbimeve tjera për aq sa do të ketë rritje të çmimit dhe sipas kriterit të vetëm, gjendjes ekonomike të konsumatorit.

KMDLNJ-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që Sindikatat t’i konsiderojë dhe trajtojë si partnerë, të bashkëpunojë me ta, të mos ndërhyjë në punën e sindikatave, kurse nga kryeministri Kurti kërkon që të takojë në baza të rregullta dhe çdo herë kur është e nevojshme udhëheqësit e Sindikatave në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e lehtë për ta menaxhuar krizën duke evituar përshkallëzimin e situatës e cila nuk do ta zgjidhte asnjë problem.

KMDLNJ-ja kërkon nga Sindikatat të kenë mirëkuptim për situatën e rëndë, të tragohen më tolerantë duke e arritur një marrëveshje që do të zbatohej në përputhje me mundësitë reale. Asnjë përshkallëzim i gjendjes , nga cilado palë qoftë e që nuk përputhet me mundësitë, nuk do të zgjidhë asnjë problem përkundrazi kriza vetëm sa do të thellohet. Në mozaikun e krizës botërore, Kosova nuk mund të jetë përjashtim.

ShareTweetShare
Previous Post

Reagon ish ushtari UÇK-së pasë largimit të flamurin nga oborri i Presidencës

Next Post

Reagon Perparim Rama, pas ndërprerjes së ngrohjes në Prishtinë

Next Post
Reagon Perparim Rama, pas ndërprerjes së ngrohjes në Prishtinë

Reagon Perparim Rama, pas ndërprerjes së ngrohjes në Prishtinë

Lajmet e fundit

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.