Mbi 1 mijë persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti me magnitudë 7.6 të shkallës rihter që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë.
Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Turqisë, gjegjësisht në provincën e Gaziantep, e që është ndjerë edhe në disa shtete përreth.
Lëkundjet e tërmetit i kanë ndjerë edhe ekspedita e klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupi. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare.
“Në mëngjes ka ndodhur një tërmet i madh në Turqi dhe ky tërmet është ndjerë edhe në hotelin tonë. Na vjen shumë keq që shumë njerëz humbën jetën në këtë tërmet. Allahu i ruajtë njerëzit nga fatkeqësitë natyrore” – thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi po qëndron në Antalia për të kryer fazën përgatitore para stinorit pranveror në elitën e futbollit maqedonas.