Klubi i Basketbollit Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Brian Fitzpatrick.
Prizrenasit kanë bërë të ditur se me basketbollin e huaj kanë arritur marrëveshje të dyanshme, shkruan Demokracia.com.
“Me marrveshje të dyanshme KB Bashkimi dhe Brian Fitzpatrick kanë ndarë rrugët. Falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja në karrierë dhe në jetë”, thuhet në njoftim.
Bashkimi pozicionohet në vendin e parafundit me 15 pikë të grumbulluara këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.