Jurgen Klopp ka sugjeruar se mungesa e penalltive nga Liverpool në Premier League këtë sezon ka kontribuar në goditjen e humbur të Mohamed Salah në Bournemouth.
Reds morën një humbje 1-0 në ndeshjen e parë të së shtunës, më pak se një javë pasi mposhtën Manchester United 7-0.
Duke folur për BT Sport pas ndeshjes, Klopp la të kuptohet se humbja e penalltisë erdhi si pasojë e faktit që “Reds” nuk kanë fituar 11 metërsha kohët e fundit.
“Penallia e fundit që morëm, nuk e di kur ishte, të paktën në ligë, ishte shumë kohë më parë. Është e qartë… po. Salah shënon shumë gola, por humbi një penallti, kjo është jeta.