GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Klinika Infektive e Kosovës pa terapi për HIV/AIDS

24/05/2023
në Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Klinika Infektive e Kosovës pa terapi për HIV/AIDS
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk është hera e parë që nuk kemi terapi. Edhe vite më përpara ka ndodhur kjo, sepse ka shumë vite që jam i infektuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë një i infektuar me virusin HIV, i cili trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ka më shumë se dhjetë ditë që ky institucion nuk e ka terapinë që u duhet të të prekurve me sëmundjen infektuese HIV/AIDS. “Kjo po na ndikon në shëndet, e për më tepër po e prek edhe gjendjen tonë psikike”, thotë bashkëbiseduesi i REL-it.

Në Kosovë, aktualisht, janë rreth 80 persona të varur nga terapia për HIV/AIDS. Ata e marrin terapinë në klinikë, pa pasur nevojë për t’u shtruar në spital. Në Klinikën Infektive thonë se porositë për medikamente i kanë bërë me kohë në barnatoren qendrore të QKUK-së, por se “ato mungojnë”. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, e cila është përgjegjëse për furnizimin me barna, konfirmon për REL-in se medikamentet që mungojnë për pacientët me HIV, pritet të arrijnë gjatë ditë së mërkurë në aeroportin e Prishtinës – pastaj pritet të bëhet zhdoganimi dhe shpeditimi.

Cilat barna mungojnë?
Shefi i repartit për HIV brenda Klinikës Infektive, Murat Mehmeti, thotë se janë së paku dy lloje medikamentesh që mungojnë e që “nuk dihet se kur do të mund të sigurohen”.

“Ka më shumë se dhjetë ditë që ne kemi mungesë të barit Dolutegravir dhe, po ashtu, është një kombinim tjetër i barit Lopinavir/Ritonavir, i cili ka skadim të afatit dhe si të tillë nuk mund t’ua japim pacientëve”, thotë Mehmeti. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon pasojat që mund t’i shkaktojë trajtimi jo i vazhdueshëm: “Mungesa apo mosmarrja e rregullt e terapisë rrit mundësinë e zhvillimit të rezistencës së virusit ndaj barnave. Pra, nëse nuk jepet me rregull, përkatësisht nëse ndërpritet marrja e këtyre barnave”.

Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit Kosovar të Personave me HIV, thotë se ka pranuar disa ankesa për mungesë medikamentesh në Klinikën Infektive. “Po thonë se [barnat] janë në doganë, por, ta them të drejtën, neve nuk na intereson se ku janë barnat – ato na duhen në klinikë”, thotë ai. Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Sipas të dhënave nga Klinika Infektive, vitin e kaluar janë identifikuar 14 raste të reja me HIV/AIDS, kurse deri më tash këtë vit janë evidentuar edhe shtatë raste të reja. Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën. Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it.

Tags: Barnat mungojneklinika infektiveterapi
ShareTweetShare
Previous Post

Indeksi i Transparencës për Qeverisjen Komunale vë Komunën e Skenderaj të parën

Next Post

Osmani flet për raportin me Kurtin, tregon mospajtimet që ka me të

Next Post
Osmani flet për raportin me Kurtin, tregon mospajtimet që ka me të

Osmani flet për raportin me Kurtin, tregon mospajtimet që ka me të

Lajmet e fundit

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20/05/2025
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.