Kreu i veteranëve Faton Klinaku ka folur rreth statusit të tij në Facebook të postuar gjatë ditës së djeshme.
Sipas tij, veteranët Qeverinë e tanishme e kanë pritur mirë, derisa nuk i largoi nga paga minimale.
“Qeverinë aktuale e kemi pritur bukur shumë derisa degradoi skajshëm që edhe ti heqë veteranët e luftës nga paga minimale, bëhen gati tri vite që Qeveria nuk i ka ndihmuar asnjëherë asnjë cent organizata e dala nga lufta, siç e kanë bërë qeveritë e kaluara, statusi im ka të bëjë pikërisht me këto çështje”, tha ai për Kanal10.
Klinaku i qëndron shkrimit të tij dhe ai tregon se nuk është bërë pishman. I njëjti dje është intervistuar nga oragnet e drejtësisë pasi tha se “më parë do ta vriste Albin Kurtin sesa ta lëshonte Kosovë”