Faton Klinaku i OVL e UÇ-së, ka publikuar një fotografi ku shihet duke pirë kafe me deputetin e Vetëvendosjes, z.Fatmir Humollli.
Klinaku publikon këtë fotografi, pas një statusi që u diskutua mjaft në opinionin publik lidhur me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkohë Klinaku është mjaft aktiv edhe në çështje të tjera si dialogu me Serbinë.
‘Kur jemi te zgjidhja përfundimtare e problemit Kosovë-Serbi, ajo nuk mund të bëhet përmes pakos së Ahtisaarit, por përtej saj e në Kosovën Lindore. E, politikani që punon për popullin dhe jo për veten e tij, vepron në përputhje me rrethanat e krijuara.
Ai që e kishte parë se kanë ndryshuar rrethanat e që nuk është këtu, u mundua që ta zgjidh problemin por e keni “gozhduar” të gjithë sepse punonit vetëm për vete apo vetëm për vota.
Sa i përket atyre që i bëhen telallë liderit, mund t’ju them se:
“Njerëzit bëjnë propagandë sepse ua kërkon pozicioni i tyre”, shkruan ai.