Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sulmet që mbrëmë ka bërë ndaj mediave dhe sistemit gjyqësor.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një kryeministër që sumon këta dy sektor vetëm kryeministër nuk është.
“Një kryeministër që sulmon sistemin e drejtësisë dhe mediat, veç kryeministër nuk duhet të jetë. ‘Ishalla e mrama me hajr, se keq i ka shteti punët’”, ka shkruar Klinaku.