Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim po thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të reagojë publikisht mbi zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Siç shkruan ai, kjo për shkak të akuzave ‘se dikush dikë e ka vrarë vetëm se ka qenë LDK’.
”Do të kishte qenë mirë për LDK-në, për UÇK-në e për krejt Kosovën që LDK-ja t’i reagonte publikisht Gjykatës Speciale për akuzën se dikush dikë e paska vra vetëm pse ka qenë në LDK!”.
”Po të ishte kjo e vërtetë, Kosova do të shndërrohej në një kasaphanë! Paramendojeni faktin se për kohën që flet akuza shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës kanë qenë në LDK! Pastaj, jo pak anëtarë të LDK-së kanë qenë njëkohësisht edhe pjesëtarë të UÇK-së! Si mund të anashkalohen këto fakte?!”.
”LDK-ja, edhe për hir të anëtarësisë së vet, nuk guxon ta lejojë stigmatizimin e LDK-së deri në atë masë sa dikush atë ta barazojë me kolaboracionistët”.