Madje ai tha se Veseli u kishte thënë që ‘duhet të themelohet kjo gjykatë, anipse mund të jem edhe unë i akuzuar’.
“Nëse ju kujtohet juve ne si organizatë e veteranëve e kemi kundërshtuar vazhdimisht themelimin e kësaj gjykate. Ne kemi pas takim edhe me Kadri Veselin, pati ardhur me na bo njëfarë lloj presioni pozitiv, që edhe ne të pajtohemi me themelimin e Gjykatës Speciale.
Ne kemi thënë se nuk pajtohemi dhe tekstualisht na ka thënë që i akuzuar jam edhe unë (Kadri Veseli). Na pati thënë ‘ne udhëheqja, përfshirë edhe unë mund të jem i akuzuar, por duhet ta themelojmë’”, tha Klinaku.
Faton Klinaku gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Pos tij, dëshmitar është edhe avokati i OVL UCK-së, Tomë Gashi.
Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.
“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku.
“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.
“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi./Express/https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fposts%2F463768498696909&show_text=true&width=500