Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pasi Dritan Goxhaj, u arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale dhe u quajt ish-ushtar i UÇK-së.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Klinaku ka shkruar se reagimin e tij e ka bërë drejtuar Gjykatës Speciale për arrestimet dhe jo se Goxhaj ka qenë ish-ushtar i UÇK-së, dhe e ka shtyrë ta bëjë një reagim, shkruan Gazeta Papirus.
“Reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, thotë ndër tjera, Klinaku.
Postimi i plotë:
Media të nderuara! Së pari, Dritan Goxhaj nuk është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë dhe, Së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
/Gazeta Papirus/