Një person ka raportuar në polici se një klient ka bërë pagesë me një monedhë 50 euro të falsifikuar.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në Grand Store në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË /Grand Store, Prishtinë 01.06.2022 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë 50 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.