GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kjo që iu publikua Albin Kurtit në media sot, nuk do të dëshironte kurr ta shihte (DOKUMENT)

04/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kjo që iu publikua Albin Kurtit në media sot, nuk do të dëshironte kurr ta shihte (DOKUMENT)
Share on FacebookShare on Twitter

Është publikuar sot një dokument i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje i përgatitur nga Albin Kurti e në të cilin shprehen qëndrime të rrezikshme për demokracinë e Kosovës. Çka thuhet aty?

Dokumenti në fjalë i takon vitit 2017 dhe i përmban plot 52 faqe. Aty, kryeministri aktual i Kosovës, shpreh njohuri të thella organizative por njëkohshëm shpreh edhe qëndrime që mund të konsiderohen si të rrezikshme për demokracinë kosovare.

Derisa shpjegon se si duhet të operojnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti flet edhe për rëndësinë që kanë thashethëmet.

“Thashethëmat janë burim (dez)informacioni. Nuk bën ta nënçmojmë fuqinë e thashethëmës. Ajo zhvillohet shumë në një popullsi sikurse kjo e jona në të cilën analfabetizmi funksional (ku qytetarët i dinë germat por bëjnë shumë gabime në drejtshkrim dhe gramatikë) ka përfshirë afër 40% të popullsisë. Qartësia dhe thjeshtësia janë të domosdoshme për të luftuar moskuptimet e keqkuptimet.” – shkruan mes tjerash Kurti.

“Qëndrime të caktuara tonat në mjedise e kohë të posaçme duhet të përhapen pikërisht ashtu: pra, si thashethëma.” – vazhdonte opozitari i asokohshëm Kurti.

Në atë kohë, ai bënte thirrje që të hapej edhe një portal informativ i Vetëvendosjes.

Nuk dihet se si saktësisht janë shpërndarë thashethëmet nga aktivistët e Vetëvendosjes pas këtij dokumenti.

Pozitivët, negativët, neutralët

Se Kurti ishte i stërpreokupuar me çështjet organizative të partisë së tij dëshmohet në mbarë tekstin 52-faqësh.

Por, në të ka edhe elemente mjaft të rrezikshme për demokracinë tonë.

Në faqe dy, derisa tregohej se si aktivistët duhej të takonin qytetarë dhe të mbanin shënime për ta, Kurti flet se pranë emrit të tyre duhej të shënoheshin katër shenja.

“+ (pozitiv), – (negativ), 0 (neutral), ? (duhet pyetur më shumë për të).”

Pra, Kurti kërkonte të mbaheshin lista me njerëz në varësi të qëndrimit që ata kishn për partinë e tij.

Por, Kurti nuk hiqte dorë as nga negativët, pra as nga ata që kishin mendim të keq për të dhe Vetëvendosjen.

“Nga njerëzit që vlerësohen negativisht, duhet të takohen ata të cilët kanë ndikim në komunën përkatëse dhe flasin keq për VETËVENDOSJE!-n, qoftë publikisht apo edhe vetëm privatisht. Ata duhen takuar dhe shpjeguar për qëndrimet, angazhimet dhe idetë e Lëvizjes sonë, pavarësisht sa e kotë mund të duket një gjë e tillë.” – shkruante ai.

Kërkonte organizim ilegal

Kryeministri i tanishëm Kurti, bënte thirrje te aktivistët madje edhe për organizim ilegal politik në disa vende.

“Në komunat, lagjet apo fshatrat ku klientelizmi është i lartë e varfëria e thellë, duhet përgatitur për organizim ilegal apo gjysëmlegal. Atje ku kontrolli dhe hakmarrja e pushtetit është e madhe, organizimi jopublik është edhe i imponuar por edhe i domosdoshëm.” – shkruante z. Kurti.

Nuk dihet saktë se për çfarë organizimi të paligjshëm po fliste Kurti.

Obsesion me aktivistët

Kurti shpreh tendencë autoritare në shumë e shumë rreshta të këtij shkrimi derisa tregon obsesionin e tij që të përkufizojë edhe aktivitetet më të vogla të aktivistëve të Vetëvendosjes, e madje me raste edhe sjelljet e tyre dhe mirëmbajtjen e zyreve.

“Duhet të mbikëqyret vazhdimisht kryerja e detyrave dhe obligimeve ditore, javore e mujore të aktivistëve dhe anëtarëve. Duhet të dihet se kush, sa, si e kur po punon. Në përputhje me këtë duhet të kemi vlerësim dhe ndëshkim, lëvdatë dhe qortim.” – shkruante Kurti.

Ai madje iu kërkonte aktivistëve që t’i bindnin edhe familjarët e tyre për qëndrimet politike, si dhe nëse nuk ndodhte kjo mund të kishte inspektime nëpër ato familje.

“Aktivisti duhet të punojë me rrethin e tij familjar, profesional e shoqëror. Aktivistët e Lëvizjes duhet t’i emancipojnë anëtarët e familjes së tyre. Duhet t’i pyesim e të tregojnë se për kë votojnë anëtarët e familjes. Udhëheqja duhet t’i vizitojë aktivistët e anëtarët edhe nëpër shtëpitë e tyre sipas rasteve.”

Kurti kishte bërë edhe strukturim të sjelljes së aktivistëve, për t’i ‘blerë’ qytetarët:

“Taktikat e Strukturimit të Sjelljes

• Përdorni gjuhë të ngjashme me atë të palës tjetër.

• Ndajeni veten nga të tjerët që nuk janë të pëlqyer nga oponenti.

• Lidheni veten me të tjerë të pëlqyer nga oponenti.

• Shpërblejeni sjelljen e oponentit.

• Shpreheni mirënjohjen.

• Përkujtojani oponentit obligimet e roleve.

• Ndihmojeni oponentin në punën gjatë qëndrimeve negative.

• Ktheni favoret.

• Luftojeni antagonizmin, jo antagonistin.”

Qëndrime politike

Në këtë dokument të brendshëm shprehen edhe shumë e shumë qëndrime të ndryshme politike, prej të cilave edhe ky i mëposhtmi që mund të jetë relevant për kohët tona:

“Ndonëse mendohet ndryshe, shqiptarët disi nuk i duan përnjëmend ShBA-të. Ata

frikësohen se mund të braktisen prej tyre dhe gabimisht besojnë se mund të luajnë rol në mosbraktisje, ashtu qysh gabimisht besojnë se nuk mund të luajnë rol për fatin e vendit të tyre. Shqiptarët kanë shumë më tepër peshë për fatin e tyre në Ballkan sesa në lidhjen e tyre me ShBA-të. Fundja, janë ShBA-të ato që i kanë përzgjedhur shqiptarët për bashkëpunim e jo anasjelltas.”

Tags: deputetDokumentkurtivv
ShareTweetShare
Previous Post

Shpejtësia e erërave të së shtunës në Kosovë, më e larta e regjistruar ndonjëherë

Next Post

Kjo është katastrofale për Kosovën, Gjermania mori këtë vendim të keq për shtetin e Kosovës

Next Post
Kjo është katastrofale për Kosovën, Gjermania mori këtë vendim të keq për shtetin e Kosovës

Kjo është katastrofale për Kosovën, Gjermania mori këtë vendim të keq për shtetin e Kosovës

Lajmet e fundit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

21/05/2025
Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

21/05/2025

Zbulo cilën pije të përfaqëson më së miri muaji i lindjes

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.