Ndonëse sot ishte paraparë të hynte në fuqi masa për gjobitjen e automjeteve pa targa RKS, situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e qetë.
Në disa fotografi të sigurara nga Insajderi, shihet një qarkullim i vogël i njerëzve në sheshet e veriut.
Insajderi ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës, të cilët thanë se për gjendjen në veri do të deklarohen vetëm përmes komunikatave.
Me kërkesë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, mbrëmë pas mesnate kryeministri, Albin Kurti njoftoi se e ka shtyrë për 48 orë implementimin e këtij vendimi.
Me këtë veprim, Kurti ka thënë se po i jep mundësi arritjes së marrëveshjes.