Nexhat Llumnica, nga Sindikata e Re e Punëtorëve të KEK’ut, ka thënë se kryeshefi i pezulluar i kësaj ndërmarrje Nagip Krasniqi merr pagë rreth 3500 euro për punën në këtë korporatë, transmeton Gazeta Metro.
Në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10, Llumnica ka deklaruar se paga e Krasniqit është dy herë me e lartë se e kryeministrit.
“Kryeshefi i KEK-ut e ka pagën 3500 euro, ndoshta më shumë pagë, kur te llogaritësh që është dy herë më e lartë se e kryeministrit. Ndonjëherë hezitojnë me fol edhe me neve sepse kanë pare shumë e neve nuk na shohin.”, tha ai.
Tutje, Llumnica ka potencuar se paga mesatare në këtë ndërmarrje është 627 euro.
‘’Paga e tyre mesatare (jo të menaxhmentit se kanë paga më të larta), paga mesatare është 627 euro e punëtorëve që punojnë me ndërrime, jashtë orarit e që japin mund të jashtëzakonshëm. Nuk mjafton për mundin që e bëjmë’’, thotë ai.
Kohë më parë punëtorët e KEK’ut organizuan protesta në kërkim të kushteve më të mira për punë. Ata kanë kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira për punë.
Ndryshe, Nagip Krasniqi është arrestuar më 19 prill me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit. Një njësi e veçantë e hetimeve ia kishte bastisur atij zyrën dhe dy banesa në Prishtinë.
Gjykata e Apelit të hënën e ka refuzuar ankesën e avokatit të kryeshefit të pezulluar të KEK’ut, Nagip Krasniqi, duke vendosur ta lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta mbajtur atë në paraburgim